Analisti Armend Muja: Çarjet mes SHBA dhe BE, sollën rrëzimin e Albin Kurtit

3 Prill 2020 | 18:44

Analisti nga Kosova, Armend Muja thotë se, rrëzimi i qeverisë “Kurti” ka ardhur për shkak të qëndrimeve të kundërta që kanë BE dhe SHBA lidhur me faktin se cili duhet ta udhëheqë dialogun me Serbinë.

“Ka pas një rreshtim lokal dhe ndërkombëtar sa i takon zhvillimeve në Kosovë. Vendet e BE-së dhe Britania e Madhe mbështesin një dialog të udhëhequr nga BE dhe Kurti, kurse SHBA mbështet një dialog nga udhëhequr nga emisari Grenëll dhe Presidentin Thaçi. Kjo çarje transatlantike ka çuar në rrëzimin e qeverisë”, u shpreh ai.

Z. Muja e shikon shumë të vështirë realizimin e një koalicioni qeverisës nga Lëvizja Vetëvendosje pas mocionit të mosbesimit. Ai thotë se për shkak të pozicionit të ndërkombëtarëve, Kosovë do të kalojë një periudhë të paqartë politike dhe kushtetuese.

Analisti thotë se Kushtetuta e Kosovës nuk lejon që qeveria të formohet nga partia e dytë ndaj kjo e drejtë i takon vetëm Vetëvendosjes. Por çfarë do të ndodhi?

“Kushtetuta nuk implikon që jo domosdoshmërish duhet të shkohet në zgjedhje pas një mocioni mosbesimi. Kushtetuta parashikon që mandatari duhet të jetë i Vetëvendosjes ose të ketë konsultimin e saj”, tha z. Muja.

Qëndrime të ndryshme BE dhe SHBA kanë pasur dhe lidhur me taksën ndaj Serbisë dhe masat e reciprocitetit. Sipas z. Muja BE thotë se këto çështje duhet të adresohen në procesin e negocimit me Serbinë, ndërsa qasja e SHBA është se ajo duhet të hiqet, që sipas tij duket e çuditshme.

Gjithashtu ai shprehet se, “është paradoksale se LDK dhe PDK e iniciuan mocionin ndaj Kurtit me qëndrimin se është anti-amerikan ndërkohë që këto parti që konsiderohen të vjetra e kanë vendosur këtë taksë dhe duhej të ishin cilësuar ultra anti-amerikane”.

Lidhur me caktimin e Miroslav Lajccak si përfaqësues i BE-së për dialogun Serbi-Kosovë, z. Muja shprehet se, “Lajçak e njeh shumë mirë Ballkanin Perëndimor, por ka pasur një qëndrim kundër pavarësisë së Kosovës”. Pavarësisht kësaj, ai shton se, Lajçak ka pasur qëndrime të balancuara mes Kosovës dhe Serbisë dhe plotëson kriteret për të qenë emisar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021