Analisti: Berisha në Kukës donte të mundte opozitën, jo Ramën
Analisti Ergys Mërtiri tha në një intervistë për Euronews Albania se Berisha në zgjedhjet e pjesshme lokale në Kukës nuk kishte si qëllim të mundte Edi Ramën por opozitën që synon të ndërtojë Lulzim Basha.
Sipas tij, Berisha nuk mund të kërkonte votat e qytetarëve kur ishte aty jo për të mundur Ramën, por Bashën, madje për të mundur amerikanët dhe për t’u treguar se ai është opozita e vërtetë.
“Opozita kandidoi vetëm me një kandidat në zgjedhje, kështu që kanë pasur mundësi të maksimalizojnë votën. Ajo që e bën problematike situatën është që moralisht kjo opozitë ka rënë se e kanë akuzuar njëri-tjetrin ashti siç kurrë nuk kanë akuzuar Ramën. Si mundet t’i marrësh votën qytetarëve kur je aty për të mundur Bashën, më saktë as Bashën jo, për të mundur amerikanët. Gjithçka e bën jo për të mundur Ramën, por të pengojë Bashën që të prodhojë opozitën pasi e rivalizon politikisht”, tha Mërtiri.
LEXONI GJITHASHTU:
- Humbi zgjedhjet për kryebashkiak në Kukës, reagon për herë të parë Emri Vata
- Fitorja e PS në Kukës, diferenca e zgjedhjeve të fundit
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë