Analisti Çipa: Basha është nxënësi mediokër i Berishës
Analisti Aleksandër Çipa tha në “Now” se Sali Berisha dhe Lulzim Basha nuk janë të barabartë në përballjen mes tyre, pasi ky i fundit ka sipas Çipës shumë dizavantazhe.
Mirëpo për analistin edhe Berisha ka një armik në këtë përballje, dialektikën.
“Sensin e kohës z. Berisha e humbi në politikë-bërje edhe kur është i tërthortë”, u shpreh z. Çipa.
Megjithatë, për Aleksandër Çipën ish-kryeministri Berisha ka epërsi në përballjen me z. Basha, pasi ky i fundit është nxënësi i tij, një nxënës “mediokër” sipas analistit pasi nuk ka pasur fitore politike dhe elektorale.
“Basha është nxënësi, nxënësi mediokër, për nga forca politikë-bërëse është mediokër. Nëse ka kaluar disa ture zgjedhore në të cilat nuk ka një rezultat nderues, ka sfida të humbura në mënyrë të njëpasnjëshme politike dhe elektorale”, tha analisti Çipa.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun