Analisti: Koka e “Marrëveshjes së Ohrit” një serb, Beogradi vëllai i madh i Shkupit
Në një intervistë në emisionin Balkan Talks me moderatorin Franko Egro në Euronews Albania, drejtori ekzekutiv i shoqatës për “Përparim Demokratik”, Sefer Selimi, ka folur mbi zgjedhjet e së dielës në Maqedoninë e Veriut dhe marrëdhëniet e këtij shteti me Serbinë.
Selimi ndaloi veçanërisht te roli i zëvendëskryeministrit aktual të Maqedonisë së Veriut, Ivan Stojkovic, i cili sipas tij është në mënyrë ironike në krye të ministrisë që ka për qëllim zbatimin e “Marrëveshjes së Ohrit”.
“Nuk është tragjike që është një serb në krye të implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, absolutisht. Po ky është bashkëpunëtor i ngushtë i Vulin, që është promotor i botës serbe. Stojkovic dhe Vulin janë të paktët që ftohet nga Putini në Konferencën e Sigurisë që ftohen në Kremlin. Maqedonia pas viteve ’45 ka pasur një përplasje nëse do jetë pro bullgare apo serbe. Tito ka vendosur rrënjë të thella për t’i orientuar drejt Beogradit, që ka pasur pushtet të madh mbi Maqedoninë. Beogradi ka qenë vëllau i madh i Shkupit në kuadër të politikave.” – u shpreh Selimi.
Ai theksoi gjithashtu se këto ndikime nuk janë vetëm histori, por vazhdojnë të ndihen edhe sot, përmes figurave politike që kanë lidhje të ngushta me Moskën dhe promovimin e interesave serbe në rajon.
LEXONI GJITHASHTU:
“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi
Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
Gazetari nga SHBA-ja: Marrëveshja me Iranin, e detyruar. Do të sillte një katastrofë globale
- 08:32 Incident në Nju Jork, piloti i një avioni raporton përplasje me një dron gjatë uljes në aeroport
- 08:32 Këmbimi valutor 30 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:30 Botërori vazhdon edhe sot me tre përballje interesante, ekipet që luajnë
- 08:19 Vijon të rritet bilanci i viktimave në Venezuelë, mbi 1,700 të vdekur nga dy tërmetet shkatërrimtare
- 08:14 Krim brutal në Teksas, dy motrat vrasin një 32-vjeçare, nënë e pesë fëmijëve
- 08:10 Starmer pret në Londër Rutte, në fokus Samiti i NATO-s në Ankara dhe çështja e Ukrainës