Himarë/ Shpërthen një granatë dore në ullishten e tij, plagoset i moshuari

18 Tetor 2025 | 16:17

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në lagjen “Livadhë” të Himarës, ku një 85-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate dore. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi me inicialet K. K., teksa po punonte në ullishten e tij, ka pësuar dëmtime në këmbë nga shpërthimi i papritur i një granate, e cila dyshohet se ka qenë e fshehur në rrënjët e një ulliri.

I moshuari është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit dhe për të zbuluar origjinën e lëndës shpërthyese.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy punonjës të 313-ës humbin jetën për shkaqe shëndetësore, reagon Drejtoria e Burgjeve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) “Jordan Misja”, teksa pasi dy punonjës kanë humbur jetën brenda pak...
10:19 | 30/06/2026

Mblidhen protestuesit e parë para Kuvendit, deputetët e PS hyjnë 30 minuta më herët (VIDEO)

Protestuesit e parë janë mbledhur mëngjesin e sotëm para godinës së Kuvendit, ku në orën 10:00 është parashikuar të zhvillohet seanca plenare. Tubimi ishte paralajmëruar...
09:48 | 30/06/2026

Arrestohet shqiptari në Britani, la fëmijët vetëm në shtëpi për të takuar një 14-vjeçare që kishte njohur në internet

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Birmingham të Mbretërisë së Bashkuar, pasi dyshohet se la vetëm në banesë dy fëmijët e tij të mitur për...
09:36 | 30/06/2026