Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës pezullon daljen në det të mjeteve të vogla

17 Tetor 2025 | 11:46

Kapiteneria e portit detar të Vlorës ka vendosur që përgjatë kësaj të premteje të pezullojë lundrimin detar për mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës. Lundrimi detar do të jetë i pezulluar duke nisur nga ora 09:00 e kësaj të premteje deri në orën 06:00 të mëngjesit të ditës së shtunë.

Siç konfirmohet, shkak për pezullimin e lundrimit është bërë era e fortë bregdetare. Të premten dhe të shtunën, era bregdetare në qytet do të fryjë në drejtimin jug-juglindje me shpejtësi 15 metra për sekondë në brendësi të gjirit të Vlorës dhe deri në 20 metra për sekondë në det të hapur. Si rrjedhojë e shpejtësisë së lartë të erës do të shkaktohen në gji dallgë deri në 1.5 metra të larta dhe në det të hapur dallgë deri në 2.5 metra të larta. Deti do të jetë me forcë brenda gjirit 6 ballë dhe jashtë gjirit të Vlorës 7–8 ballë, çka e bën të pamundur lundrimin e mjeteve të peshkimit dhe atyre lundruese jashtë gjirit të Vlorës.

Për të gjitha mjetet e peshkimit dhe ato lundruese që zhvillojnë aktivitetin në brendësi të gjirit të Vlorës, ato do të lejohen të dalin në det, por administratorët duhet të bëjnë kujdes duke marrë parasysh kushtet atmosferike. Duke parë gjithashtu kushtet e rënduara atmosferike në qytet, administratorët e këtyre mjeteve kanë nisur të sigurojnë, lidhin, sigurojnë varkat dhe anijet në bregdet apo pranë kalatës së portit të peshkimit për të shmangur përplasjen e mjeteve me kalatën dhe dëme të shumta materiale.

Anijet e transportit detar, sipas njoftimit, po vijojnë lundrimin në normalitet të plotë pasi ato përballojnë forcë më të madhe deti se aq. Sipas pritshmërive, situata hidrometeorologjike pritet të përmirësohet mëngjesin herët të së shtunës. Rreth orës 06:00 të mëngjesit, mjetet e peshkimit dhe ato lundruese do të lejohen të qarkullojnë në normalitet edhe jashtë gjirit të Vlorës.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026