Publikohen listat e votuesve për zgjedhjet e pjesshme në Vlorë

16 Tetor 2025 | 14:26

Në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme vendore që do të mbahen më 9 nëntor, janë publikuar zyrtarisht listat e zgjedhësve për qytetin e Vlorës.

Sipas raportimeve, dokumentet janë firmosur nga kryetari i Bashkisë, Elis Halili, dhe tashmë janë shpërndarë në të gjitha qendrat e votimit. Çdo qytetar i Vlorës ka mundësinë të verifikojë emrin e tij në listat e afishuara fizikisht në ambientet e qendrave të votimit.

Sipas burimeve zyrtare nga zyra e gjendjes civile në Vlorë, listat e këtij procesi zgjedhor nuk kanë ndryshime të mëdha krahasuar me ato të zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 11 maj. Kjo tregon për një vazhdimësi në përbërjen e listave, ndonëse ndonjë ndryshim minimal është i pritshëm për shkak të lëvizjeve të brendshme të popullsisë dhe ndryshimeve në regjistrimet civile.

Duke qenë se bëhet fjalë për një proces të pjesshëm dhe me afate të shkurtra kohore, autoritetet kanë bërë të ditur se do të ketë në dispozicion vetëm një ekstrakt të listës së zgjedhësve, i cili do të shërbejë si bazë për procesin e votimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026