Pretendimi i PD për fletët e votimit, KAS do hapë nesër 4 kuti në qarkun Vlorë

3 Qershor 2025 | 16:25

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi sot që të hapen dhe të këqyren 4 kuti votimi të qarkut të Vlorës, nga një për secilën bashki, Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Finiq.

Të 4 kutitë e votimi u përzgjodhën si kampion nga vetë përfaqësuesit e PD-së.

Opozita pretendon se në të gjithë vendin mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura.

Kutitë hapen vetëm për të verifikuar se sa fletë votimi janë të papërdorura, kur në sistem janë deklaruar 0 fletë të tilla nga komisionerët.

KQZ sqaroi një ditë më parë se gjithçka ishte burim i pasaktësive në procesverbalet e Qendrave të Votimit, por sipas  PD, diferenca mes fletëve të prodhuara dhe atyre të raportuara si të votuara, të papërdorura apo të dëmtuara nuk përputhet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026