Gazetari nga SHBA-ja: Marrëveshja me Iranin, e detyruar. Do të sillte një katastrofë globale
Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA në emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me memorandumin e arritur mes SHBA-së dhe Iranit. Gjatë fjalës së tij Vojka u shpreh se në SHBA e shikojnë paqen e arritur në këtë memorandum si një paqe të detyruar.
Ndër të tjera ai theksoi se vijimi i kësaj lufte do të sillte një katastrofë globale. Sipas tij në këtë situatë të tillë ata u detyruan për të bërë këtë paqe.
“Qasja është, kemi një presion ndaj presidentit Trump nga lobi i luftës apo nga lobi i cili kërkonte që kjo luftë të vazhdonte, dhe atyre nuk u pëlqeu që kemi paqe. Pra ka pasur një qasje të tillë, ka pasur një qasje ndryshe nga ata që kërkonin paqe, të cilët po e përkrahin presidentin Trump.
Këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shumica e shikojnë këtë paqe si një paqe të detyruar. Unë në emisionin tënd kam thënë kohë përpara që kanë qenë disa data që ne duhet t’i shikonim si shumë të rëndësishme: data 15 maj dhe data 15 qershor kanë qenë datat ku po tregonin se, bazuar në përdorimin e naftës, sa të ulëta kanë qenë rezervat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të botës në përdorimin e naftës.
Dhe ne pamë që edhe vetë presidenti Trump tha që rezervat e naftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë të ulëta. Vazhdimi i kësaj lufte do të sillte një katastrofë amerikane dhe katastrofë globale, dhe prandaj ai gati-gati u detyrua për ta bërë këtë paqe.
Pra arritja e paqes shikohet shumë skeptike. Ka një luftë të jashtëzakonshme midis atyre që po e përkrahin paqen dhe atyre të cilët nuk e duan këtë paqe, duke përfshirë lobin izraelit, duke përfshirë lobin e luftës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ai ndër të tjera.
“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi
Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
Analiza në “Balkan Talks”, gazetari: Erdogani synon të rrisë ndikimin e Turqisë në Lindjen e Mesme
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset