Analiza në “Balkan Talks”, gazetari: Erdogani synon të rrisë ndikimin e Turqisë në Lindjen e Mesme

20 Qershor 2026 | 18:24

I ftuar në emisionin “Balkan Talks”, gazetari shqiptar me banim në Turqi, Sokol Brahaj, ka analizuar zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe qasjen e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan. Sipas tij, retorika e Ankarasë është bërë më e fortë dhe synon jo vetëm konsum të brendshëm politik, por edhe tërheqjen e vëmendjes së aktorëve ndërkombëtarë, përfshirë NATO-n dhe vendet perëndimore.

Brahaj thekson se Erdogan po përpiqet të rikthejë fokusin global mbi zhvillimet në Lindjen e Mesme ndërsa argumentoi se fuqitë e mëdha globale po i japin Turqisë një hapësirë më të madhe veprimi në rajon. Ai shton se po diskutohen edhe ide për struktura të reja bashkëpunimi rajonal të ngjashme me një “NATO të Lindjes së Mesme”, si reagim ndaj krizave të njëpasnjëshme dhe ndryshimeve të balancave.

“Rëndimi i fjalorit apo i retorikës, apo edhe i fjalimeve të Erdoganit, jo vetëm thjesht për konsum politik të brendshëm por edhe për të jashtëm, mendoj unë që është për të ringjallur vëmendjen e, në thonjëza, anëtarëve të NATO-s, pra të botës, në thonjëza, të qytetëruar, se çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme, të cilën sipas presidentit, të zotit Erdogan, thotë që e gjithë, domethënë, belaja vjen nga Izraeli dhe jo nga kush tjetër atje. Ku e shohim në Gaza u bë një pakt që… dhe ende vazhdojnë, kemi mbi 400 të vrarë përsëri. Pra domethënë vazhdojnë krimet e luftës, sipas Erdoganit, në Gaza, dhe kjo është realiteti. Po nëse e shohim edhe në luftën dyjavore Amerikë vitin e kaluar, pra, të njëjtën gjë përsëri e prishi Izraeli këtë luftë. Dhe nëse vijmë tani këto muajt e fundit, sa herë që Trumpi ka thënë që do të ndalohet lufta, kemi ndaluar, Izraeli ka goditur atje. Dhe nuk ka goditur vetëm me Iranin, pra nuk është një konflikt Izrael–Iran, por e merr me radhë gjithandej, ku shpeshherë godet edhe pjesë të Sirisë, të Irakut, por edhe të Libanit. Ne që e dimë tashmë edhe Bejrutin. Dhe për këtë arsye Erdogani vazhdon që të ngrejë një ndërgjegje në arenën ndërkombëtare, ku thotë që belaja që nuk e lë të bëhet paqe në Lindjen e Mesme është Izraeli. Dhe ja ku e keni de facto, pra, gjenocidin në Gaza. Ku nëse e shohim në gjeostrategjinë e forcave të mëdha, të Amerikës, të Europës, të Rusisë dhe të Kinës, në politikat e tyre për rajonin, duket sikur Turqisë po i jepet një hapësirë më e madhe, ose ka ecur me hapa të avashtë në atë që e konsideron të drejtën e saj në rajon. Për shembull Siria, po ashtu edhe shumë pjesë të tjera, si Iraku, Libia, Egjipti. Marrëdhëniet me Egjiptin janë shumë të rëndësishme, ku edhe pas bombardimeve të Iranit në Gjirin Persik dhe në Arabinë Saudite, tashmë po flitet realisht. Pra, jo vetëm analistët, por edhe vetë politikanët kanë filluar të bisedojnë që mund të bëhet një ushtri e vetme, një strategji tjetër. Një lloj strukture si NATO, por për mbrojtjen e rajonit, jo thjesht sepse vendet janë myslimane. Sepse për shembull Bejruti ka më shumë se gjysmë katolikësh, apo edhe Siria ka përbërje të ndryshme fetare. Dhe këto ide përdoren edhe për të shtrirë ndikimin deri në Ballkan. Për Erdoganin dhe Turqinë duket se është hapur një dritare e re. Ndoshta jo një portë e madhe, por një dritare për një angazhim më të madh në rajon”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lufta nis sërish? Gazetari nga Moska: Memorandumi SHBA-Iran, pushim para stuhisë

Gazetari, Misha Pumo në një lidhje live nga Moska në emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me memorandumin e...
18:21 | 20/06/2026

Gazetari nga Presheva: Në Serbi do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, ja çfarë e ka trembur Vuçiç

Valon Arifi, gazetari dhe aktivisti nga Presheva, ka folur në Balkan Talks me Franko Egro në Euronews Albania lidhur me protestat në Serbi. Sipas tij,...
21:22 | 30/05/2026

Paqja ka shumë armiq! Eksperti: Kush e do zgjatjen e luftës në Iran?

Dorand Vojka, ekspert për çështjet ndërkombëtare, ka folur këtë të shtunë në Balkan Talks me Franko Egron për prapaskenat e paqes mes Iranit dhe SHBA....
20:50 | 30/05/2026