Paraziti Cyclospora përhapet në SHBA, ende nuk dihet burimi i infeksionit

11 Korrik 2026 | 09:14

Një shpërthim i ciklosporiazës, një infeksion i shkaktuar nga paraziti mikroskopik Cyclospora, është përhapur në më shumë se gjysmën e shteteve amerikane, duke ngritur shqetësime te autoritetet shëndetësore. Deri tani janë raportuar qindra raste të konfirmuara dhe mijëra të tjera janë nën verifikim.

Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), nga 1 maji deri më 9 korrik janë konfirmuar 843 raste në 31 shtete, ndërsa autoritetet po hetojnë mbi 1,500 raste të tjera të dyshuara. Deri më tani nuk është raportuar asnjë viktimë, por 86 persona janë shtruar në spital.

Shteti më i prekur është Michigani, ku më shumë se 1,000 persona janë diagnostikuar brenda dy javësh. Pas tij renditet Nju Jorku me afro 300 raste, ndërsa raste të shumta janë raportuar edhe në Illinois dhe Ohio.

Ciklosporiaza transmetohet përmes konsumimit të ushqimit ose ujit të kontaminuar me parazitin dhe nuk ka prova që përhapet nga një person te tjetri. Simptoma kryesore është diarreja e shpeshtë dhe e ujshme, e cila mund të zgjasë për javë të tëra nëse nuk trajtohet. Simptomat zakonisht shfaqen rreth një javë pas infektimit dhe mund të rikthehen edhe pasi duket se janë qetësuar.

Autoritetet nuk kanë identifikuar ende burimin e shpërthimit, por raste të ngjashme në të kaluarën janë lidhur me produkte të freskëta si sallatat e paketuara, majdanozi, borziloku, mjedrat, bizelet dhe qepët e njoma.

Departamenti i Shëndetësisë i Michiganit u ka bërë thirrje restoranteve dhe subjekteve që përgatisin ushqime të papërpunuara të marrin masa shtesë higjienike, ndërsa CDC këshillon qytetarët që të lajnë mirë frutat dhe perimet dhe të kontaktojnë mjekun nëse shfaqin simptoma të vazhdueshme të diarresë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britania e Madhe përjeton valën më ekstreme të të nxehtit, thyhen rekordet historike

Mbretëria e Bashkuar po përjeton një vit rekord për temperaturat ekstreme, pasi Zyra Meteorologjike regjistroi 35.2 gradë Celsius në Coton-in-Elms, në Derbyshire, temperatura më e...
09:04 | 11/07/2026

Dritarja e avionit shkëputet gjatë fluturimit në Greqi, pasagjeri mbetet pjesërisht jashtë

Një fluturim i Ryanair nga Selaniku i Greqisë drejt Memmingenit të Gjermanisë u detyrua të kthehej menjëherë pas ngritjes, pasi një dritare e avionit u...
08:53 | 11/07/2026

Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja

Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja ndaj Teheranit pas sulmeve iraniane ndaj anijeve tregtare në ngushticën e Hormuzit në fillim të kësaj jave. Sanksionet...
22:11 | 10/07/2026