Britania e Madhe përjeton valën më ekstreme të të nxehtit, thyhen rekordet historike
Mbretëria e Bashkuar po përjeton një vit rekord për temperaturat ekstreme, pasi Zyra Meteorologjike regjistroi 35.2 gradë Celsius në Coton-in-Elms, në Derbyshire, temperatura më e lartë e këtij viti. Sipas meteorologëve, 2026 është tashmë viti me më shumë ditë të nxehta ekstreme të regjistruara ndonjëherë në vend.
Ky është viti i parë në historinë e matjeve meteorologjike në Britani që regjistron temperatura 35°C ose më të larta në tre muaj radhazi – maj, qershor dhe korrik. Deri tani janë regjistruar nëntë ditë me temperatura prej të paktën 34°C, duke thyer rekordin e mëparshëm të viteve 1976 dhe 2020, kur ishin regjistruar pesë ditë të tilla.
Sipas Zyrës Meteorologjike, kulmi i kësaj vale të nxehti pritet të jetë të premten, megjithëse temperatura mbi 30°C do të vijojë edhe gjatë fundjavës në disa zona të vendit.
Meteorologia Amy Doherty tha se viti 2026 ka qenë i jashtëzakonshëm për temperaturat, duke theksuar se rekordet e reja tregojnë intensitetin e valëve të të nxehtit që kanë prekur Mbretërinë e Bashkuar gjatë muajve të fundit.
Ndërkohë, temperaturat e larta kanë shtuar shqetësimet për mungesën e ujit. Kompania Anglian Water vendosi kufizime për rreth 5 milionë klientë në lindje të Anglisë, duke ndaluar përdorimin e zorrëve të ujit për ujitjen e kopshteve, larjen e automjeteve dhe mbushjen e pishinave.
Edhe Affinity Water dhe Southern Water kanë njoftuar masa të ngjashme për shkak të motit të nxehtë dhe rritjes së konsumit të ujit, ndërsa Policia Metropolitane u ka bërë thirrje qytetarëve të përdorin numrin e emergjencës 999 vetëm për raste urgjente, pas rritjes së ndjeshme të telefonatave gjatë valës së të nxehtit./SkyNews
Dritarja e avionit shkëputet gjatë fluturimit në Greqi, pasagjeri mbetet pjesërisht jashtë
Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
Shakira “vjedh” vëmendjen në Botëror, kamerat harrojnë ndeshjen dhe fokusohen te këngëtarja
- 08:53 Dritarja e avionit shkëputet gjatë fluturimit në Greqi, pasagjeri mbetet pjesërisht jashtë
- 08:30 Spanja mposht Belgjikën 2-1, Merino shënon sërish golin e kualifikimit
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja