Spanja mposht Belgjikën 2-1, Merino shënon sërish golin e kualifikimit

11 Korrik 2026 | 08:30

Spanja është kualifikuar në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Belgjikën me rezultatin 2-1 falë një goli të Mikel Merinos në minutën e 88-të. Mesfushori i Arsenalit u shndërrua sërish në heroin e “La Roja”, vetëm katër ditë pasi kishte realizuar golin e kualifikimit ndaj Portugalisë në fazën e 1/8-ave.

Mikel Merino shfrytëzoi një gabim të portierit rezervë belg Senne Lammens, duke shënuar me prekjen e tij të dytë në ndeshje dhe duke i siguruar Spanjës një vend mes katër skuadrave më të mira të turneut.

Fabian Ruiz kishte kaluar Spanjën në avantazh në minutën e 30-të, ndërsa Charles De Ketelaere barazoi në të 41-ën, duke i dhënë fund serisë së Spanjës pa pësuar gol në këtë Botëror.

Pas ndeshjes, Merino tha se ndihet i lumtur që po ndihmon ekipin në momentet vendimtare.

“Është çmenduri të jem në gjendje ta ndihmoj ekipin edhe një herë. Përgatitem për momentin kur të vijë dhe shpresoj që të vazhdojë të vijë.”

Në gjysmëfinale, Spanja do të përballet me Francën, në një duel që do të zhvillohet të martën në Arlington të Teksasit. Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, u shpreh i bindur se skuadra e tij ka cilësitë për të eliminuar një nga favoritët kryesorë të turneut.

Nga ana tjetër, eliminimi i Belgjikës pritet të shënojë fundin e epokës së “brezit të artë”, me emra si Thibaut Courtois, Kevin De Bruyne, Romelu Lukaku dhe Axel Witsel, të cilët për më shumë se një dekadë ishin shtyllat e përfaqësueses belge, por nuk arritën ta kurorëzonin me një trofe rrugëtimin e tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik

Pas barazimit 1-1 ndaj BATE Borisov në ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues të UEFA Conference League, AF Elbasani ka prezantuar zyrtarisht përgatitësin...
22:29 | 10/07/2026

Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores

Sulmuesi i krahut Kristi Bespallov ka nisur një etapë të re në karrierë, pasi është në provë te klubi çek Karvina, ndërsa për të ka...
22:23 | 10/07/2026

“PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, foli për pjesëmarrjen e delegacionit shqiptar në mbledhjen e Komitetit të...
22:10 | 10/07/2026