Lufta nis sërish? Gazetari nga Moska: Memorandumi SHBA-Iran, pushim para stuhisë
Gazetari, Misha Pumo në një lidhje live nga Moska në emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me memorandumin e arritur mes SHBA-së dhe Iranit. Pumo gjatë fjalës së tij u shpreh se në Rusi mendojnë se ky është një pushim para stuhisë së radhës.
Ai shtoi se raportimet e Iranit që do të mbyllë sërish ngushticën e Hormuzit tregon që administrata amerikane nuk gëzon besueshmëri. Ndër të tjera shtoi se Rusia deklaruar që e mirëpret këtë memorandum.
“Në Moskë janë të mendimit që ky memorandum është një status-kuo e çastit, një ndalim domethënë, një pushim përpara stuhisë së radhës. Dhe jo më kot, lajmet që vijnë edhe sot konfirmojnë këtë gjë, që Irani ka vendosur të bllokojë sërish Ngushticën e Hormuzit, duke deklaruar që vetë administrata amerikane nuk gëzon besueshmëri, prandaj edhe pritjet janë shumë të vakta.
Nga ana tjetër, edhe presidenti amerikan ka deklaruar në mënyrë të fortë që nuk do t’i japë asnjë cent Iranit. Pra, ky memorandum është në letër, por de fakto i ngjan shumë pak një memorandumi serioz që mund të respektohet nga të dy palët në të ardhmen.
Nga ana tjetër, gjithmonë një paqe e keqe është gjithmonë shumë më e mirë se një luftë e mirëfilltë dhe sigurisht që edhe Rusia ka deklaruar, të paktën me fjalë, ka deklaruar që e mirëpret, ashtu siç presidenti Putin deklaroi në mbledhjen e ASEAN-it, ku u mblodhën kryetarë shtetesh nga shumë vende të ASEAN-it, mbledhje që u zhvillua në Kazan të Rusisë këto ditë.
Dhe presidenti Putin e ka deklaruar që Rusia nuk e ka ndihmuar Iranin. Pra i bëri një, le të themi, një elozh presidentit Trump. Dhe Trump në fakt gjithashtu falënderoi presidentin Putin dhe presidentin Xi Jinping që mbajtën neutralitet, të paktën kështu deklaroi presidenti Trump”, tha ai ndër të tjera.
“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi
Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
Gazetari nga SHBA-ja: Marrëveshja me Iranin, e detyruar. Do të sillte një katastrofë globale
- 09:04 Britania e Madhe përjeton valën më ekstreme të të nxehtit, thyhen rekordet historike
- 08:53 Dritarja e avionit shkëputet gjatë fluturimit në Greqi, pasagjeri mbetet pjesërisht jashtë
- 08:30 Spanja mposht Belgjikën 2-1, Merino shënon sërish golin e kualifikimit
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë