Analisti: Po të vritej një ushtar amerikan në Veri, niste Lufta e III Botërore

19 Qershor 2023 | 16:35

Analisti Flogert Muça komentoi nga studio e Euronews Albania tensionet në veri të Kosovës, ku u ndal te veprimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Muça tha se të gjithë shqiptarët duhet të jenë sot me Albin Kurtin, por kjo nuk do të thotë që duhet ta mbështesin atë sa herë ai i bie murit me kokë dhe nuk konsultohet me ndërkombëtarët.

“Që të mos krijohet përshypje e gabuar, është absurde që dikush të jetë kundër Albin Kurtit sot. Asnjë shqiptar nuk duhet të jetë kundër Alain Kurtit, por kjo nuk do të thotë t’i fërkojmë kokën me akull sa herë i bie murit me kokë dhe nuk e kthen kokën nga ndërkombëtarët

Kosovën e kanë krijuar amerikanët, e kanë çliruar ata, i kanë krijuar buxhetin dhe i kanë dhënë çelësat e shtëpisë në dorë. E ka nisur UÇK-ja dhe e ka përfunduar Amerika këtë punë”, tha ai.

Muça shtoi se ishte përgjegjësi e Kurtit të njoftonte forcat e KFOR-it se po çonte forcat special në Veri, pasi nëse vritej një ushtar amerikan gjatë tensioneve mund të niste dhe Lufta e III Botërore.

“Është përgjegjësi e Albin Kurtit që të shkojë të lajmërojë KFOR-it kur bën ndërhyrje me forcat speciale pasi mund të ishte vrarë një ushtar amerikan aty dhe sot mund të flsinim për luftën e tretë botërore. Duhet të jemi realist”, tha Muça.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme

Meteorologu Hakil Osmani në një lidhje live për Euronews Albania ka dhënë jep një pasqyrë të detajuar të situatës së motit dhe temperaturave ekstreme që...
11:05 | 18/07/2026

Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë

Nëntë persona janë proceduar penalisht nga policia në Tiranë gjatë një operacioni të quajtur “Illegal trade”. Të proceduarit mësohet se janë administrator ose përfaqësues të...
10:35 | 18/07/2026

U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian

Një egjiptian është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Policia bën me dije se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai dyshohet se organizonte...
10:19 | 18/07/2026