Analisti quan paradoks shqiptar votën ‘pro’ qeverisë pavarësisht perceptimit si të korruptuar

24 Shtator 2021 | 13:44

Për analistin Ermal Hasimja ka një paradoks të madh mes qytetarëve shqiptarë për sa i përket perceptimit të tyre për korrupsionin dhe qëndrimit se kë votojnë ditën e zgjedhjeve.

Duke komentuar rezultatet e Barometrit, ku 92% e të pyeturve mendojnë se qeverisja është e zhytur në korrupsion, Hasimja tha se “shifrat janë skandaloze”, por ai tha se problemi kryesor është te mos-përputhja mes këtij gjykimi dhe vendimit për të votuar të njëjtën qeveri.

“Të vjen të pyesësh veten, kush dreqin i voton këta njerëz që qenkan kaq të korruptuar, është pyetje që duhet t’ia bëjë vetes çdo shqiptar dhe duhet t’ia kishte bërë që përpara zgjedhjeve,” – u shpreh Hasimja.

Në komentin e tij Hasimja tha se nga sondazhi mund të kuptohet se qytetarët nuk e kanë më problem korrupsionin në qeverisje. Ai këmbënguli se korrupsioni nuk mund t’i vishet si përgjegjësi qytetarëve, pasi në fillim përgjegjësia bie te qeveria.

Hasimja tha se korrupsioni nuk po konceptohet në shumicë dërrmuese si problem moral apo etik.

“Ke plot njerëz që thonë, hë se kështu funksionon kjo gjë, ka korrupsion gjithandej,” – tha Hasimja duke shtuar se vetëm kur korrupsioni të kthehet problem moral dhe etik ai do të luftohet dhe kundërshtohet në masë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026