Analisti Uka: Kurti nuk ka një program qeverisës dhe një ekip për dialogun me Serbinë

22 Prill 2021 | 10:08

Analisti Fidan Uka u shpreh në Euronews Albania se Albin Kurti ende nuk ka një plan sesi do të qeverisë Kosovën dhe nuk ka akoma një ekip që do të përfaqësojë këtë shtet në dialogun me Serbinë.

“Zoti Kurti nuk e ka nisur mbarë qeverisjen në Kosovë. Tashmë kemi një muaj nga qeverisja e tij dhe ai nuk ka një program qeverisës përbrenda Kosovës dhe nuk ka akoma një ekip që do ta përfaqësonte Kosovën në këto bisedime ose një axhendë” , u shpreh zoti Uka.

Ai tha se partitë politike në Kosovë për temat nacionale të vendit, kanë ofruar gjithnjë bashkëpunim, por ende nuk dihet sesi do të veprohet për dialogun me Serbinë.

Ai shtoi më tej se do të ishte shumë mirë që edhe opozita të jetë pjesë e ekipit negociator, por sipas tij në të kaluarën nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Lexoni gjithashtu:

Heiko Maas sot në Prishtinë, ministri gjerman takime me Kurtin, Osmanin e Gërvallën

Dialogu me Serbinë, Kusari-Lila: Duhet unitet politik në këtë proces

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026