Analiza e “NYT”: Presidenti Trump, më pak evente publike dhe më i lodhur
Kur është bërë thuajse një vit nga mandati i dytë, amerikanët e shohin Donald Trump më pak se më parë dhe vetë miliarderi ka më pak evente publike dhe udhëton më pak në vendin e tij nga sa bënte në të njëjtën fazë të të mandatit të parë, në 2017-n.
Kështu shkruan prestigjiozja “New York Times”, që ka analizuar programin ditor të presidentit të Shteteve të Bashkuara, ku megjithatë bie në sy shpeshtimi i udhëtimeve jashtë shtetit.
“Edhe pse Trump e ka bërë forcën fizike dhe energjinë e tij një nga pikat e forta, shpesh herë duke vënë në lojë paraardhësin e tij Joe Biden, agjenda e tij ka më pak angazhime dhe një program pranish publike më të shkurtër se në të kaluarën, duke qenë se shumica e shfaqjeve të tij publike ndodh në media mes mesditës dhe orës 17:00”, shkruan “New York Times”.
Sipas gazetës amerikane, realiteti është edhe më i komplikuar pasi Trump, 79 vjeç, është personi më i moshuar që është zgjedhur ndonjëherë në krye të presidencës dhe po plaket.
Analiza e kryer mbi kalendarët presidencialë që ndodhen në një bazë të dhënash sugjeron se eventi i parë zyrtar i Trump fillon vonë gjatë ditës.
Në 2017-n, viti i parë i mandatit të tij, eventet e programuara të Trump fillonin mesatarisht në 10 e 31. Ndërsa në të dytin, miliarderi i nis eventet e programuara mediatike 8 minuta pas mesdite. Gjithashtu, ngjarjet përfundojnë thuajse në të njëjtën orë me ato të vitit 2017, pra pak pas 17:00.
Numri total i paraqitjeve zyrtare të Trump është tkurrur me 39 për qind. Ndërsa në 2017-n ai ka mbajtur 1.688 evente zyrtare mes 20 janarit dhe 25 nëntorit, në të njëjtën periudhë të vitit aktual presidenti është shfaqur në vetëm 1.029 evente zyrtare.
LEXONI GJITHASHTU:
Ushtria izraelite përshkallëzon sulmet në zonat e Libanit jugor (VIDEO)
Shirat e rrëmbyeshëm godasin Bregun e Fildishtë dhe Ganën, 59 viktima dhe dhjetëra të zhdukur
Përfundojnë bisedimet SHBA-Iran në Doha, negociatat mbeten pa rezultate konkrete
- 07:57 Ushtria izraelite përshkallëzon sulmet në zonat e Libanit jugor (VIDEO)
- 07:52 Anglia mposht 2-1 Republikën Demokratike të Kongos dhe kualifikohet në raundin e 16-tave
- 07:46 Shirat e rrëmbyeshëm godasin Bregun e Fildishtë dhe Ganën, 59 viktima dhe dhjetëra të zhdukur
- 07:38 Përfundojnë bisedimet SHBA-Iran në Doha, negociatat mbeten pa rezultate konkrete
- 07:33 Përmbysje e çmendur në minutën e 125-të, Belgjika eliminon Senegalin 3-2 dhe siguron kualifikimin
- 07:28 SHBA-të kualifikohen në raundin e 16-të duke mposhtur Bosnjën dhe Hercegovinën