Analiza e PS për 25 prillin, Arben Pëllumbi: Do të nisë në shtator, përfundon në janar 2022

20 Korrik 2021 | 12:18

Më 15 shtator socialistët do të zhvillojnë analizën në strukturat e tyre për zgjedhjet e 25 prillit. Për këtë, pritet të ngrihet edhe një komision i posaçëm që do të përcaktojë edhe metodën e analizës.

Ndryshe nga demokratët të cilët e kanë nisur analizën për 25 prillin në muajin qershor, në kampin rozë, kjo analizë do të zhvillohet në sezonin e ri, pas dekretimit edhe të qeverisë së re.

“Në datën 15 shtator fillojnë analizat në OS, në embrionin e Partisë Socialiste (PS) dhe njëkohësisht do të zhvillohet procesi statusor i zgjedhjeve të drejtuesve të këtyre organeve sepse PS në statut e ka të theksuar se çdo dy vjet të gjithë drejtuesit e organizatave bazë kalojnë një proces zgjedhjeve”, u shpreh Arben Pëllumbi, sekretari Organizativ i PS-së.

Arben Pëllumbi tregon faza e parë e analizës do të zhvillohet deri në muajin nëntor, e më pas do të vijojë analiza në nivel të njësisë Administrative, bashkie dhe nivel qarku, për t’u përmbyllur në janarin e vitit të ardhshëm. 

PS është në fazën e konstitumit të komisionit te posaçëm i cili do të merret me përgatitjet e metodikës mbi të cilën do të bëhet e gjithë analiza”, tha z. Pëllumbi.

Ndërkohë, në vjeshtë i përfundon mandati 1-vjecar i kryesisë së PS dhe sekretariateve, dhe për këtë Pëllumbi thotë se do të zhvillohet mbledhje e asamblesë kombëtare për të vendosur nëse do të zhvillohen zgjedhje të reja apo do ti jepet një tjetër mandat kryesisë aktuale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026