Analiza e UNESCO për arsimin, ekspertët: Duhet financim, të rriten pagat e mësuesve

7 Janar 2025 | 16:25

Arsimi në Shqipëri ka nevoja urgjente për financim. Një raport I UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë) vuri në dukje nevojën për më shumë buxhet.

“Ajo që ka dalë më së shumti në pah nga ky raport është sa I përket shpërndarjes së burimeve financiare. Duhet parë në dy këndvështrime, si prind sa harxhoj unë kur e oj në shkollë dhe kuptohet, ky çmim ka ardhur në rritje. Nga ana tjetër dhe shpërndarja financiare”, thotë Irida Sina, eksperte arsimi.

Pagat e mësuesve në vendin tonë, në raport shkruhet se janë të njëjta me ato të personelit mbështetës të teknikëve dhe janë dukshëm më të ulëta se pagat e profesionistëve dhe më të ulëta se në vendet fqinjë.

“Në një shkollë ku kemi një mësues me 30 nxënës dhe një ku kemi një mësues me 15 nxënës. Në kosto është e njëjta për këta mësues, por shpërndarja për numër nxënës nuk është njësoj. E dyta lidhet me motivimin e një mësuesi. Lodhja e njërit me 30 nuk është e njëjta. A kemi nevojë ne ta rishohim sesi mund të motivojmë mësuesin? Lodhja nuk është e njëjta me atë që i përgjigjet 15 prindërve”, u shpreh ajo.

Ekspertët thonë se duhen shtuar ambientet ku fëmijët mund të luajnë, të kalojnë kohën pasi në këtë mënyrë mund të realizohet qëndrimi për më shumë orë në shkollë i nxënësve.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në ditën e 37-të të protestës në Tiranë, duke publikuar në rrjetet sociale një kolazh me dy fotografi që pasqyrojnë...
22:51 | 06/07/2026

Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në...
20:42 | 06/07/2026

Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik

Kanë nisur këtë të hënë regjistrimet për nxënësit që do të ndjekin klasën e parë dhe klasën e dhjetë në vitin shkollor 2026–2027. Aplikimet kryhen...
19:43 | 06/07/2026