“Analizat e AKU nuk publikohen”, gazetari: Politika mbron bizneset se i ka sponsor
Gazetari Granit Sokolaj thotë se autoriteti kombëtar i ushqimit nuk publikon asnjë analizë ushqimore në mënyrë që konsumatori të jetë i informuar.
Në një intervistë për Euronews Albania Sokolaj tha se ka dijeni për shumë raste kur analizat kanë nxjerrë probleme të shumta, që nga prania e salmonelës deri tek pesticidet por këto raste nuk bëhen publike pasi politika merr në mbrojtje bizneset që shumë shpesh janë sponsor të saj.
“Nuk ka asnjë rast kur analizat publikohen për konsumatorët, ne nuk dimë rezultatin. Ka shumë raste kur analizat dalin me probleme me praninë e metaleve të rënda, salmonelë apo pesticide. Jemi një vend ku biznesi është sponsor politik dhe s’mund ta cenosh imazhin e një sponsori që financon fushata. Biznesi i madh është më abuzues, sepse është më i mbrojtur politikisht”, tha Sokolaj.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:18 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë