Andi Bushati: Për sa kohë qeveria e Albin Kurtit ka këtë qasje, unë do ta mbështes
Analisti Andi Bushati ka shprehur hapur mbështetjen ndaj Vetëvendosjes në Kosovë për qasjen që ka pasur kjo e fundit ndaj dialogut me Serbinë.
Në emisionin “Shock” me Bruna Çifligun në Euronews Albania, Bushati mbrojti qëndrimin e tij kundër idesë për krijimin e asociacionit të komunave serbe në Kosovë.
Ai theksoi se kundërshtia ndaj asaj pike ka qenë në kuadër të qëndrimit që “Serbisë nuk i duhet dhënë më gjë” dhe që sipas tij deri më sot, si parti politike në Kosovë e ka mbajtur vetëm Vetëvendosje.
“[Asociacioni] Ishte brenda së njëjtës logjikë që duhet t’i japim akoma diçka Serbisë, vazhdoj të qëndroj në pozita maksimaliste dhe them që periudha që Serbisë i duhet dhuruar diçka për të vazhduar dialogun ka përfunduar, për sa kohë qeveria e Vetëvendosjes do të ketë këtë qasje, unë do ta mbështes, kur të bëhet si këta të tjerët, nuk do ta mbështes më, është kaq e thjeshtë,” – tha Bushati.
Gjatë emisionit “Shock”, Bushati pati replika të vazhdueshme me Baton Haxhiun. Ky e konsideroi zhvillimin e fundit mes Kosovës dhe Serbisë “tradhëti” dhe “poshtërim” nga ana e qeverisë së Albin Kurtit, pasi “i dhuroi veriun Serbisë”.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
- 17:09 Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut