Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
Analisti Baton Haxhiu thotë se Bashkimi Evropian po e përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës.
Në emisionin “Shock” në “Euronews Albania”, Haxhiu e konsideroi të turpshme udhërrëfyesin e ri për Kosovën dhe theksoi se mund t’i shtohen kushtet për këtë proces.
“Bashkimi Evropian, deri më tani nuk i ka ofruar asgjë Kosovës, vetëm i ka kërkuar. Kosova kryesisht i ka plotësuar të gjitha. Ata nuk mund t’i bëjnë presion qeverisë ndryshe, përveç me heqjen e vizave, me lëvizjen e lirë.
Ky është një turp i rradhës për Bashkimin Evropian dhe kushteve të reja me një udhërrëfyes. Po flasim për një udhërrëfyes të ri që ka kushte, kjo është vetëm për lëvizjen e lirë”, u shpreh analisti.
Haxhiu tha se lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës, kushtëzohet edhe nga arritja e marrëveshjeve me Serbinë.
Më herët gjatë ditës së sotme, komisioneri i BE për Zgjerim, Oliver Varhelyi deklaroi se duhet një udhërrëfyes shtesë për liberalizimin e vizave në Kosovë.
Gjatë fjalës në Parlamentin Europian, diplomati theksoi se Kosova është në pritje të liberalizimit të vizave dhe se duhet ecur përpara me këtë çështje.
Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor ku qytetarët nuk gëzojnë liberalizim vizash me vendet e BE-së.
LEXONI GJITHASHTU
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Bushati për vrasjen e Xhuvanit: Policia s’mund të vepronte ndaj bandave të PS
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump