Bushati për vrasjen e Xhuvanit: Policia s’mund të vepronte ndaj bandave të PS
Vrasja e Pjerin Xhuvanit mund të ishte parandaluar nëse policia do të kishte ndërhyrë në kohë. Ky është konkluzioni që ka dalë prokuroria e Elbasanit pas 14 muajsh hetime.
Por analisti Andi Bushati tha në emisionin “Shock” në “Euronews Albania”, se nuk i beson këtij versioni të prokurorisë.
Sipas tij, policia nuk ndërhyri për të parandaluar këtë ngjarje, pasi nuk kishte fuqi për të ndaluar bandat që blenin vota për Partinë Socialiste.
“Unë nuk i besoj këtij versioni që jep prokuroria, sepse është bërë një sëmundje e drejtësisë shqiptare që tallet me publikun, që krimet e mëdha t’i trajtojnë si aksidente teknike. Po të shikon dosjen, duket sikur ne kishim të bënim me disa policë të paaftë, që ndërhynë me vonesë. Po të ndërhynin këta pak më përpara, vrasja nuk do të kishte ndodhur.
Kjo është një gënjeshtër e madhe, për faktin e thjeshtë se fsheh thelbin e mos aksionit të policisë, i cili është politik. Ata njerëz, ata policë nuk kishin fuqi të ndalonin bandat që po blenin vota për bandat që po blenin vota për llogari të Partisë Socialiste dhe Taulant Ballës”, theksoi Bushati.
Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021 ka lënë 2 policë në arrest shtëpie dhe ka pezulluar 6 të tjerë.
Ndërkohë në burg për këtë ngjarje është Arbër Paplekaj, ish-efektiv i RENEA-s. pjesë e SMV ( strukturës së mbrojtjes së votës) që në atë kohë u ngrit nga Partia Demokratike.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 20:26 Trump i kërkoi Netanyahut të tërheqë trupat izraelite nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen
- 20:05 Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun