Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Shock se marrëveshja e qeverisë së Kosovës me Serbinë për energjinë është një lloj Zajednice, sipas modelit që ka denoncuar vetë Albin Kurti.
Haxhiu tha se nuk ka marrëveshje me të mirë për asosacionin se ajo për energjinë. Sipas tij, marrëveshja për energjinë e bën Veriun e Kosovës një republikë Serpska.
“4 komunat serbe me këtë marrëveshje janë të pavarura sot, Kurti ka nënshkruar Zajednicën e parë. Kjo është një marrëveshje që e bën veriun e Kosovës një republika Serpska. Qeveria e Kurtit e ka legjitimuar veriun, pasi tabelat me regjistrime të vjetra të Kosovës ekzistojnë në veriun e Kosovës”, tha Haxhiu.
Sipas Haxhiut, bashkëpunimi i Kurtit me Vuçiç nuk mjaftohet në një akt tradhtie pasi është një vazhdimësi dhe si i tillë një proces bashkëpunimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 20:26 Trump i kërkoi Netanyahut të tërheqë trupat izraelite nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen
- 20:05 Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun