Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës

29 Qershor 2022 | 20:17

Analisti Andi Bushati e konsideron si një gabim politik, deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili këshilloi ish-kryedemokratin Lulzim Basha, që të mos jetë i pranishëm në protestën e 7 korrikut.

Në emisionin “Shock” në “Euronews Albania”, Bushati tha se kjo deklaratë mund të ndikojë negativisht te njerëzit dhe vjen në një moment kur Berisha ka shpallur edhe hapjen e PD-së.

“Mund të quhet një deklaratë e sinqertë e Berishës, megjithëse sinqeriteti dhe Berisha rrallë shkojnë paralel me njëri-tjetrin. Por nga ana tjetër, është një deklaratë e gabuar. E sinqertë sepse dihet që përkrahësit e Berishës dhe ata të paktë të Bashës dihen që nuk shkojnë.

Por them e gabuar politikisht, në një moment kur Berisha po shpall hapjen, ku po thotë që në këtë protestë ne do ngremë frontin e shpëtimit të Shqipërisë nga një rrezik kombëtar, në një moment kur thotë le të jetë shoqëria civile. Të duash të ngresh këtë ansambël që është shumë më i madh se një pari poltike apo se PD-ja dhe ndërkohë t’i japësh njerëzve sinjalin që ne edhe me njëri-tjetrin nuk e kemi gjetur fjalën, atëherë kjo krijon një mesazh të dyfishtë”, theksoi Bushati.

Ndërsa, analisti Baton Haxhiu deklaroi se Berisha ka për qëllim që me protestën e 7 korrikut, të paralamërojë kryeministrin Edi Rama se nuk do të ketë qetësi gjatë qeverisjes së tij.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026