Andi Bushati: Tezat e shpalosura nga Berisha po zënë vend te mbështetësit e PD
Analisti Andi Bushati thotë se mbështetja për ish-kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha pasi u përjashtua nga grupi parlamentar ka ardhur në rritje.
Në studion e “Shock”, z. Bushati thotë se në takimet në kuadër të “Foltores” vihen re një pjesëmarrje shumë e lartë e militantëve të Partisë Demokratike.
“Kurba në këto dy javë e Sali Berishës është në ngritje. Ku e shoh këtë ngritje, e para e shoh në pjesëmarrje. Takimi i djeshëm në Durrës, më shumë ishin jashtë se brenda sallës”, tha ai.
Sipas tij, tezat e shpalosura nga Sali Berisha po zënë vend tek grupi i ngushtë i mbështetësve të PD-së.
“Kemi një rritje, na pëlqen apo s’na pëlqejnë ne, tezat e Sali Berishës po zënë vend tek militantët e PD, jo ke popullsia e gjerë”, tha ai.
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se nisma e tij synon të rikthejë Partinë Demokratike në ato vlera, mbi të cilat u themelua tri dekada më parë.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve