Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO, Erdogan mesazh të qartë për zgjerimin

30 Janar 2023 | 13:33

Ankaraja mund të pranojë Finlandën në NATO pa fqinjin e saj verior, Suedinë. Për herë të parë presidenti turk Erdogan ka përmendur këtë mundësi.

Komentet e tij u bënë gjatë një takimi me votuesit e rinj, pak ditë pasi Ankaraja pezulloi bisedimet e anëtarësimit në NATO me dy vendet.

“Nëse doni të anëtarësoheni në NATO, atëherë duhet të ekstradoni këta terroristë tek ne. Nëse nuk i ekstradoni këta terroristë, për të cilët iu kemi dhënë një listë me 120 persona, atëherë na vjen keq. Po ju them diçka, ne mund t’i dërgojmë një mesazh ndryshe Finlandës. Dhe kur të japim këtë mesazh, Suedia do të mbetet e tronditur. Por edhe Finlanda nuk duhet të bëjë të njëjtin gabim”, tha Erdogan

Finlanda dhe Suedia hoqën dorë nga statusi ushtarak neutral dhe aplikuan për t’u bashkuar me Aleancën e udhëhequr nga SHBA, pas pushtimit rus të Ukrainës.

Turqia dhe Hungaria janë dy vendet e mbetura që nuk kanë ratifikuar aplikimin në Parlamentet përkatëse. Budapesti zyrtar pritet ta bëjë këtë në shkurt.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026