Anëtari i grupit kriminal plagosi 27-vjeçarin, Gjykata e Vlorës cakton masën “arrest me burg” për 55-vjeçarin
Gjykata e Vlorës ka caktuar këtë të enjte masën e sigurisë “arrest në burg” për 55-vjeçarin, autorin që plagosi me armë zjarri disa ditë më parë një 27-vjeçar në Vlorë, pranë rrethrrotullimit të lagjes “24 Maji” . Po ashtu, e njëjta masë sigurie është vendosur edhe për përfshirjen e tij në një bandë kriminale.
55-vjeçari u arrestua dy ditë më parë, gjatë një aksioni për goditjen e një grupi kriminal, ku dyshohet se ai ishte gjithashtu anëtar i bandës kriminale, ku nga ky aksion ranë në pranga pesë persona të tjerë me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Seanca gjyqësore u zhvillua këtë të enjte dhe u drejtua nga gjyqtarja Renata Koçaqi, e cila pranoi kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.
Në këtë mënyrë, gjykata la në fuqi kërkesën e organit të akuzës, duke vlerësuar se kushtet ligjore për këtë masë sigurie janë të plotësuara.

“U ekzaltova nga turma”, lirohet 33-vjeçari i arrestuar për incidentin në Komisariatin Nr. 3
Vrasja në Shkodër, flet e afërmja e familjes: Nuk kanë pasur asnjë konflikt (VIDEO)
Samiti i NATO-s, Rama takim me Erdogan në Ankara: Mik i çmuar
- 17:13 I riu hidhet me një parashutë me ngjyrat palestineze nga Katedralja Duomo, vihet në pranga (VIDEO)
- 16:58 Franca e sheh Sirinë si një rrugë alternative nafte për në Hormuz
- 16:58 Gjermania arrin marrëveshje me SHBA-në për blerjen e raketave Tomahawk
- 16:52 Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës: Nuk ka shenja se Kievi qëndron pas shpërthimeve të Nord Stream
- 16:49 George Clooney hyn në listën e 500 njerëzve më të pasur në Francë
- 16:45 Mrekulli në SHBA, fëmija i shpallur i vdekur zbulohet gjallë pas 5 orësh në morg (FOTO)