Anglia ndërmerr ndryshime në sistemin VAR, çfarë shtohet pas 1 janarit

31 Dhjetor 2024 | 13:21

Nga muaji janar, çdo vendim që një gjyqtar në futbollin anglez merr, krahas kapitenëve të ekipeve, do të duhet që vendimin që merr pas rishikimit të sistemit VAR ta bëjë të ditur edhe për tifozët. Ky është vendimi i fundit i marrë nga Federata e Futbollit, e cila bën me dije se ndryshimi hyn në fuqi që në muajin janar, gjatë përballjeve të Carabao Cup. Kjo do të thotë që, në momentet kur ka rishikim të VAR, arbitri, nëpërmjet altoparlantëve, do të duhet të njoftojë tifozët për arsyen e kontrollit të video-asistentit, si dhe për vendimin që merret, duke listuar arsyet.

Kjo metodë është aplikuar tashmë në MLS, ku gjyqtari kryesor i takimit njofton gjithë stadiumin për vendimin që merr, ndërsa në ligat kryesore evropiane kjo gjë nuk ndodh. Aty komunikimi bëhet vetëm mes palëve, gjyqtarit dhe kapitenëve të skuadrave. Më 7 dhe 8 janar, kur zhvillohen gjysmëfinalet e Carabao Cup, pritet që kjo risi të aplikohet, për të parë nëse është e suksesshme, dhe, në rast se po, do të shtrihet më gjerë në futbollin anglez.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026