Anila vdiq pasi makineria i shtypi kokën, familja: U informuam nga interneti

16 Nëntor 2023 | 12:45

Familjarët e 26-vjeçares që humbi jetën në Itali kanë kërkuar drejtësi për jetën e humbur të vajzës së tyre.

Anila Grishaj humbi jetën teksa ishte duke punuar, pasi një makineri e drejtuar nga një koleg, i shtypi kokën.

Sipas mediave italiane, e motra e viktimës është shprehur se askush nga vendi i punës nuk tha asgjë për dy ore dhe se ata e morën vesh lajmin për humbjen e familjares së tyre nga faqet e internetit.

Mbrëmjen e së martës mamaja e Anilës kishte përgatitur darkën. Kishte peshk në furrë. Ajo po përgatiste tryezën për të mbledhur të gjithë familjen, si gjithmonë.

Ata thjesht prisnin Anilën. Por ajo nuk erdhi në shtëpi. Ajo kishte vdekur, askush nuk i kishte thirrur për t’i paralajmëruar për atë tragjedi.

“Ne ishim të fundit që e morëm vesh, është turp, duhet të ishim të parët”, tha motra e madhe, me fytyrën e zemëruar. “Për dy orë nuk na thanë asgjë, e morëm vesh nga faqet e internetit”. shtoi ajo.

“Duam drejtësi, duhet të na japin shpjegime”, thotë një kushëri, para se të kalojë nga dera dhe të bashkohet me të tjerët.

Ka një të dyshuar për vdekjen e 26 vjeçares, ai është një koleg. E reja ishte një menaxhere e linjës, një punëtore e vëmendshme dhe një shefe e kujdesshme. Ajo po monitoronte funksionimin e një makinerie që mbërriti në kompani pesë muaj më parë, një krah mekanik që mbështjell produktet e gatshme me celofan për transport.

Ajo iu afrua paletës për të kontrolluar, duke u larguar nga komanda. Në atë moment një punëtor tjetër, duke mos parë askënd, e vendosi në punë makinerinë. Anilës i ngeci koka, duke i shtypur rruazat e qafës. Rindërtimi i skenës nga hetuesit e shtyu prokuroren Françeska Torri, të hapë një hetim për vrasje nga pakujdesia ndaj kolegut së saj (ende në shok).

Por duhen ende hetime të mëtejshme: kamerat brenda kompanisë do të kontrollohen dhe makineria është sekuestruar; Do të jetë thelbësore të kuptojmë nëse procedurat e sigurisë në lidhje me përdorimin e instrumentit janë kryer në mënyrë korrekte, nëse kërkohej të kontrollohej prania e punëtorëve të tjerë aty pranë, përpara se të ndiznin motorët, nëse ishte siguruar një bllok automatik gjatë mirëmbajtjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Organizoi futjen në mënyrë të paligjshme të emigrantëve nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 43-vjeçar afgan në Vlorë

Një 43-vjeçar afgan është vënë në pranga nga policia e Vlorës. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai kishte kishte organizuar futjen në mënyrë të...
12:31 | 18/07/2026

Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas

Edhe gjatë këtij sezoni turistik, Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, megjithëse më herët ishte përfolur se tarifa do të niste të aplikohej...
12:11 | 18/07/2026

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)

Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja është vënë në pranga nga policia në Malësinë e Madhe. Mësohet se në pranga është vënë...
11:40 | 18/07/2026