Anketa e Bankës Botërore: Besimi i shqiptarëve tek gjykatat u dyfishua në pesë vjet
Shqipëria doli sot me rezultate të spikatura në Anketën Rajonale të Drejtësisë 2025, realizuar nga Banka Botërore dhe Komisioni Evropian. Të dhënat tregojnë përmirësim të ndjeshëm në të gjitha dimensionet kryesore të sistemit gjyqësor krahasuar me vitin 2020.
Shifrat flasin vetë: besimi i qytetarëve tek gjykatat është dyfishuar — nga 26% në 53%. Pavarësia institucionale, dimensioni me rritjen më të madh, ka shënuar +30%. Qytetarët që e shohin reformën me sy pozitiv kanë kaluar nga 34% në 56%, ndërsa ata me perceptim negativ janë ulur nga 38% në vetëm 17%.
Reduktimi i korrupsionit perceptohet si arritja kryesore e kësaj periudhe.
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, e pranoi hapur edhe sfidën që mbetet: 72% e qytetarëve nuk e konsiderojnë sistemin financiarisht të përballueshëm.
“Ky hendek nuk na turpëron — na orienton. Drejtësia që kushton shumë nuk është drejtësi për të gjithë”, tha Gogu në fjalimin e tij përshëndetës.
Ministria ka njoftuar tre masa konkrete si përgjigje: zgjerimin e ndihmës juridike falas, digjitalizimin e plotë të sistemit të menaxhimit të çështjeve deri në dhjetor 2027, dhe forcimin e kapaciteteve njerëzore — 100 vende stafi administrativ dhe 35 kuota për ndihmës magjistratë të miratuara vetëm këtë vit.
“Këto të dhëna nuk do t’i përdorim si trofe. Do t’i përdorim si busull — sepse Brukseli nuk pyet vetëm për ligjet, por për besimin që qytetarët kanë tek ligjet”, theksoi Ministri Gogu.
Anketa përfshin të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe përbën një nga instrumentet kryesore të monitorimit të drejtësisë në kuadër të procesit të integrimit evropian.
Ngordhje masive peshqish në Gjinikas të Maliqit, banorët: Fenomeni përsëritet sa herë hapen portat e HEC-it
Marta Kos: Shqipëria do të mbyllë tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në (VIDEO)
Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë dhe Evropën, temperaturat pritet të arrijnë deri në 45°C
- 10:19 Ngordhje masive peshqish në Gjinikas të Maliqit, banorët: Fenomeni përsëritet sa herë hapen portat e HEC-it
- 10:12 Marco Rubio nis fushatën për shpërbërjen e Gjykatës Ndërkombëtare Penale
- 10:06 Robotët humanoide kryejnë ndërhyrje kirurgjikale për herë të parë
- 09:47 Marta Kos: Shqipëria do të mbyllë tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në (VIDEO)
- 09:38 Bujar Leskaj kundër bojkotit të PD: Qytetarët s’i votojnë deputetët për të lënë bosh karriget në Parlament
- 09:35 Yamal: Gjysmëfinalja me Francën, ndeshja më e rëndësishme por nuk ndjej presion