Ankimimet e PS dhe PD për fletën e votimit, zgjidhen relatorët e çështjeve

2 Prill 2021 | 09:56

Fletën e votimit të caktuar nga Komisioneri i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ku kandidatët janë me emra në një format horizontal, PS dhe PD kanë vendosur që ta kundërshtojnë në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve.

Ky i fundit u mblodh sot në mëngjes dhe pas hedhjes së shortit ka caktuar si relator anëtarin Koli Bele për ankimimin e PS dhe Ledio Brahon për ankimimin e PD.

Burime të Euronews Albania konfirmojnë se pas caktimit të relatorëve KAS pritet të mblidhet nesër, ku mund të pritet vendimi për ankimimin e PS.

Në fletën e miratuar nga kryekomisioneri Ilirjan Celibash një ditë më parë, janë të shënuar emrat e kandidatëve për deputetë dhe jo me numra.

Lexoni gjithashtu:

Fleta e votimit në 25 prill, Celibashi propozon modelin me emrat e kandidatëve

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026