Ankorimi ende larg, asnjë anije ukrainase me grurë s’ka mbërritur në destinacion
Anija e parë me drithë që la Ukrainën nuk ka mbërritur ende në destinacionin e saj, Tripoli të Libanit, për shkak se nuk është gjetur ende një blerës i ngarkesës prej 26 mijë tonë misër.
Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori ukrainas në Liban, Ihar Ostash, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Aktualisht jemi në Tripoli, por aksesi në port i anijes së parë me drithëra të nisur nga Odesa do të vonohet”, deklaroi diplomati ukrainas.
Një tjetër anije, “Polarnet”, ka kryer itinerarin e saj dhe ka shkarkuar ngarkesën në Dernicë të Turqisë. Duke folur për mediat, kapiteni i anijes dha detaje mbi udhëtimin e vështirë.
“Tre anijet ndoqën një rrugë të paracaktuar nga Qendra e Përbashkët e Koordinimit. Deri në Stamboll, ato kaluan zona të rrezikshme dhe korridore detare, që vetëm së fundmi ishin pastruar nga minat nënujore”, thotë Ahmet Yucel Alibeyler, kapiten i anijes “Polarnet”.
Anije të tjera janë ende rrugës për në destinacione të ndryshme. Dërgesat janë rezultat i një marrëveshjeje mes Ukrainës dhe Rusisë, të ndërmjetësuar nga Turqia.
Akordi synon të lehtësojë krizën e urisë, që po kërcënon një seri vendesh në mbarë botën.
LEXONI GJITHASHTU:
Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam një bazë amerikane në Kuvajt, u hakmorëm
Presidenti kinez: Kina do të udhëheqë rendin e ri global të Inteligjencës Artificiale
Irani: Kemi nisur sulme të reja ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik
- 08:39 Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam një bazë amerikane në Kuvajt, u hakmorëm
- 08:34 Presidenti kinez: Kina do të udhëheqë rendin e ri global të Inteligjencës Artificiale
- 08:28 Irani: Kemi nisur sulme të reja ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik
- 08:28 Moti i keq në Teksas, dy persona të vdekur nga përmbytjet! Autoritetet në gatishmëri për reshje rekord
- 08:19 Tensionet SHBA-Iran, Jordania rrëzon 3 raketa iraniane
- 08:08 Trump rikthen pretendimet për zgjedhjet e 2020-ës, akuzon Kinën për vjedhjen e të dhënave të votuesve