“Ankthi” i Be e Kinës: Si do ndikojnë në marrëdhëniet me Pekinin zgjedhjet amerikane
BE dhe SHBA bien dakord për një gjë: të sigurohen se Kina nuk do të dominojë tregun për teknologjitë e reja dhe energjinë e gjelbër. Megjithatë, qasja e tyre ndryshon; Uashingtoni mbështet shkëputjen nga marrëdhëniet tregtare, ndërsa Brukseli preferon zbutjen e rrezikut. A është e mundur që zgjedhjet presidenciale amerikane ta ndryshojnë lojën.
“Nëse Trump vjen në pushtet duhet të presim më shumë tarifa dhe sanksione, si dhe më shumë presion ndaj aleatëve për t’u shkëputur. Por nuk besoj se këto presione do të jenë më të mëdha se administrata Harris. Besoj se ka një konsensus dypartiak sa i takon nivelit të rrezikut që Kina përbën për SHBA”,-tha Dr. Ceren Ergenc, Qendra për Studimin e Politikave Evropiane.
Kokë më kokë, demokratët dhe republikanët do të vijojnë betejën e nisur mes dy ekonomive më të mëdha në botë për kontrollin e prodhimit dhe zinxhirëve të shpërndarjes. Por metodat e tyre do të jenë të ndryshme.
“Me Harris do të shohim vazhdimin e politikave të Biden, që do të thotë më shumë koordinim, më shumë shkëmbim informacioni dhe më shumë përafrim të politikave, gjë që është si pozitive edhe negative. Pozitive sepse do të kemi një aleat të ngushtë me të cilin të punojmë. Negative sepse kemi parë episode ku SHBA dhe Evropa dështojnë të bien dakord”,- tha Francesca Ghiretti, studiuese, Instituti i kërkimeve RAND.
BE e sheh Kinën si një partner tregtar dhe si rival sistematik. Ndërsa Uashingtoni e sheh si një konkurrent ndaj hegjemonisë së tij në rënie.
Ndaj, ndërsa Amerika kërkon shkëputjen nga Kina, Unioni nuk dëshiron t’i ndërpresë lidhjet me gjigantin aziatik pasi zinxhirët e tyre të furnizimit janë shumë të ndërlidhur.
Megjithatë, blloku me 27 vende i ka ashpërsuar tonet. Ai planifikon të vendosë një taksë shtesë mbi makinat elektrike kineze dhe ka hapur një hetim mbi subvencionet kineze për prodhuesit e paneleve diellore.
“Në rast të një përshkallëzimi të raporteve SHBA-Kinë, tensioni mes tyre do të bjerë edhe mbi Evropën, që ajo të shkëputet, duke e lënë strategjinë e moderuar të zbutjes së rrezikut në favor të një ndërprerjeje të marrëdhënieve me Kinën, gjë që Evropa s’mund ta përballojë”,-tha Francesca Ghiretti, studiuese, Instituti i kërkimeve RAND.
Të përballura me politikën e paparashikueshme të Donald Trump ndaj Pekinit, BE dhe Kina janë në pritje të zgjedhjeve.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë