Masakra në Shkodër, Bardhi: Policia është bërë mbrojtëse e krimit, mund ta ndalonte
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me masakrën e ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Dobraç të Shkodrës në zonën “5 Heronjtë e Vigut”, ku mbetën të vdekur 2 persona, ndërsa dyshohet se dy persona janë në gjendje të rëndë.
“Nëse policia Policia do ishte e fokusuar në punën e saj mund dhe duhet të ishte parandaluar”, shkruan Bardhi duke iu referuar atentatit.
Ai shtoi se policia është e zënë me përndjekjen politike të kundërshtarëve të Edi Ramës dhe ndaj sipas tij nuk e bën punën si duhet.
Reagim i kryetarit të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi
Në Shkodër, në mes të qytetit, ndodh një atentat mafioz me disa të vrarë dhe disa të plagosur, ngjarje që nëse Policia do ishte e fokusuar në punën e saj mund dhe duhet të ishte parandaluar.
Ndërkohë, Policia e Shtetit është e zënë me përndjekjen politike të çdo kundërshtari të Edi Ramës, deri në absurditetin e “arrestimit” edhe të makinave.
Është një akt kriminal nxjerrja e Policisë së Shtetit jashtë funksioni! Kjo sjell cënim të sigurisë publike dhe akte të rënda si kjo e sotmja. Policia e Shtetit që supozohet të luftojë krimin, është shndërruar në mbrojtëse e krimit dhe në vegël në dorën e tij për të goditur opozitën!
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë