Antakia e shkatërruar nga tërmeti, zbulohet masterplani për rindërtimin e qytetit
Rreth 80 për qind e qytetit historik të Antakias u shkatërrua nga tërmeti 7.8 ballë që goditi Turqinë në shkurt të vitit 2023.
Së fundmi mediat e huaja bëjnë me dije se arkitektët britanikë kanë paraqitur planin për rindërtimin e qytetit turk.
Përveçse është kryeqyteti rajonal i provincës Hatay, Antakia është e zhytur në histori dhe ishte e njohur në kohët romake dhe mesjetare si Antiokia, një nga qytetet më të rëndësishme të antikitetit.
Për të ruajtur strukturat e mbijetuara dhe për të përmirësuar aksesin e qytetarëve, plani i ri inkurajon transportin publik, ecjen dhe çiklizmin, si dhe të forcojnë qëndrueshmërinë e qytetit ndaj fatkeqësive të mundshme në të ardhmen.
Ky projekt përfshin krijimin e zonave të gjelbra përreth zonave në rrezik përmbytjeje për të siguruar më shumë hapësirë për rrjedhjen e ujit, duke krijuar njëkohësisht hapësira të nevojshme për qytetarët.
Projektuesit kanë bërë përpjekje që në këtë plan të përfshijnë dhe qytetarët të cilët fajsojnë qeverinë për punimet ndërtimore me cilësi të ulët.
“Ne jemi frymëzuar nga qëndrueshmëria e njerëzve të Antakias dhe ndajmë pasionin e tyre për qytetin e tyre unik, historik,” tha Bruno Moser, Shef i Dizajnit Urban Foster + Partners.
Mes tjerash ai tha se kanë zhvilluar vizionin e tyre mbështetur nga fakti se rindërtimi pas një fatkeqësie natyrore nuk ka të bëjë vetëm me ndërtesat, por me rindërtimin e komuniteteve, ndjenjën e sigurisë dhe përkatësisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa