Antibiotikët përdoren pa kriter, OBSH: 15% e shqiptarëve i marrin direkt në farmaci
Përdorimi pa kriter i antibiotikëve ka çuar në rritjen e rezistencës antimikrobike, duke bërë që ekspertët e shëndetësisë botërore ta vendosin këtë problematikë në listën e 10 kërcënimeve globale të shëndetit publik.
Studimi i fundit i OBSH, i bërë në 14 vende, përfshirë edhe Shqipërinë ka faktuar se antibiotikët po keqpëroren.
Një anketë me 525 persona në vendin tonë referoi se 51% e tyre kishin përdorur antibiotik vitin e fundit, shifër kjo mbi mesataren e grupit të vendeve anëtare te BE të përfshira në studim.
Nga personat që kishin përdorur antibiotik 15% i kishin blerë në farmaci pa recetën e mjekut, ndërsa 1% kanë marrë antibiotikë referuar recetave të mëparshme.
Ekspertët nxorën në pah se nga të gjithë të anketuarit në 14 vende në 67% të rasteve antibiotikët janë dhënë nga mjeku, për ftohje, grip, dhimbje fyti dhe kollë, raste këto që sipas ekspertëve nuk duhen trajtuar me antibiotik pasi nuk bëjnë efekt.
Edhe më alarmant bëhet fakti që qytetarët nuk kanë asnjë dijeni mbi riskun që ju sjell përdorimi pa kriter i antibiotikëve.
Në këto kushte, ekspertët e shëndetësisë botërore bëjnë me dije se zhvillimi dhe përhapja e superbaktereve po përshpejtohet nga keqpërdorimi i antimikrobikëve, duke i bërë infeksionet më të vështira për t’u trajtuar në mënyrë efektive.
Ata thonë se nëse nuk kryhet ndërhyrje e menjëhershme, vdekjet si pasojë e rezistencës antimikrobike pritet të shkojnë deri në 10 milionë në vit në 2050.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima
Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën
- 19:40 Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:33 Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie
- 19:25 Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima
- 19:19 Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
- 19:18 Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
- 19:14 Përfundon San Fermin, 57 të plagosur gjatë vrapimeve tradicionale me dema në Spanjë