Anulohen fluturimet në Kinë, shkak tajfuni Saola
Qindra fluturime u anuluan në provincën Guangzhou të Kinës dhe Hong Kong pasi tajfuni Saola iu afrua tokës, shërbimet hekurudhore u pezulluan dhe autoritetet lëshuan paralajmërime për erëra të forta dhe mbyllje të bizneseve, shkollave dhe bursave.
Saola ka një shpejtësi prej më shumë se 200 kilometra në orë dhe po lëviz drejt bregut lindor të Guangzhou, një provincë që përfshin Hong Kongun.
Meteorologët paralajmëruan se Saola mund të jetë ndër pesë tajfunët më të fortë që kanë goditur Guangzhou që nga viti 1949. Autoritetet kineze lëshuan paralajmërimin më të lartë të tajfunit të enjten.
Shkollat janë mbyllur sot në Hong Kong, Shenzhen dhe Guangzhou, ndërsa në qendrën teknologjike të Shenzhen do të pezullohet edhe puna e kompanive dhe tregjeve financiare. Meteorologët kanë njoftuar se në Hong Kong priten reshje të dendura shiu dhe erëra, si dhe rrezik për përmbytje të mëdha.
LEXONI GJITHASHTU:
- Euro 2024| Sylvinho zbardh listën e lojtarëve për sfidat me Çekinë & Poloninë
- Berisha: Fredi Beleri i burgosur politik, Rama ruan interesat e mafiozëve në Himarë
OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026