Anulohen fluturimet në Shkup, pas kërcënimeve me bomba

16 Dhjetor 2022 | 12:36

Aeroporti i Shkupit ka anuluar të premten të gjitha fluturimet e planifikuara, pas disa kërcënimeve me bomba që ka pranuar përmes postës elektronike.

Drejtuesit e aeroportit kanë evakuuar të gjithë pasagjerët dhe punonjësit, dhe aty tani janë duke bërë hetime forcat policore të antiterrorit.

Fluturimet nga Shkupi janë anuluar në kohë të pacaktuar, ndërsa ato që kishin si destinacion Shkupin janë devijuar për në aeroportet tjera jashtë Maqedonisë së Veriut, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Kërcënime me bomba ka pasur edhe në shumë objekte tjera, hotele, qendra tregtare, në 15 shkolla fillore dhe të mesme, në kopshte fëmijësh dhe qendra të ndryshme sportive.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026