Anulohen koncertet e Kanye West në Europë pas polemikave për deklaratat antisemitike

20 Prill 2026 | 21:51

Disa koncerte të reperit amerikan Kanye West në Europë janë anuluar, ndërsa polemikat për deklaratat e tij antisemitike vijojnë të sjellin pasoja në karrierën e artistit. Pas ndalimit të hyrjes në Mbretëria e Bashkuar dhe anulimit të pjesëmarrjes në festivalin Wireless Festival, edhe Polonia dhe Zvicra kanë tërhequr organizimin e koncerteve të planifikuara.

Koncerti parashikuar të mbahej më 19 qershor në stadiumin Silesian. Vendimi erdhi pas reagimeve të forta nga autoritetet polake, ku Ministrja e Kulturës, dënoi ashpër artistin, duke theksuar se deklaratat e tij nuk mund të konsiderohen thjesht si argëtim në një vend me histori të ndjeshme si ajo e Holokaustit.

Këto zhvillime vijnë pasi koncerti i tij në Marsejë u shty, ndërsa vetë West reagoi në rrjetet sociale duke thënë se merr përgjegjësi për veprimet e tij, por nuk dëshiron të penalizojë fansat.

Megjithatë, anulimet e njëpasnjëshme kanë shtuar spekulimet se e gjithë pjesa europiane e turneut mund të vihet në rrezik.

Aktualisht, disa data mbeten ende në kalendar, përfshirë koncertet në Turqi, Holandë, Itali, Madrid dhe Portugali.

Polemikat ndaj artistit datojnë që nga viti 2022, kur ai publikoi një sërë deklaratash fyese në rrjetet sociale, duke sjellë ndërprerje bashkëpunimesh me kompani të mëdha.

Pavarësisht një kërkim faljeje të fundit publike, reagimet ndaj tij mbeten të forta në arenën ndërkombëtare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti dhe gazetari Egon Loli komentoi Samitim e NATO-s në Turqi ku tha se deklaratat e presidentit...
22:32 | 07/07/2026

Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit

Varësia e vendeve të Gjirit nga dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit mund të reduktohet ndjeshëm nga ndërtimi i një tubacioni që lidh Gjirin me...
21:37 | 07/07/2026

Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha sot se pret që aleatët e vendit të saj në NATO të respektojnë sovranitetin e saj kombëtar dhe të pranojnë që Groenlanda nuk është...
21:32 | 07/07/2026