Apartamente dhe 260 mijë euro, SPAK konfiskon pasuritë e të dënuarit në Belgjikë
GJKKO ka konfiskuar pasuritë e shtetasit Veip Osmënaj, i cili rezulton i dënuar nga autoritetet belge për trafik të lëndëve narkotike.
Konfiskimi i këtyre pasurive u bë nga Gjykata e Posaçme pas provave të paraqitura nga SPAK se këto pasuri ishin produkt i veprave penale të kryera jashtë vendit nga ky shtetas, në fushën trafikut të narkotikëve.
Osmënaj rezulton i dënuar nga Mbretëria e Belgjikës për veprat penale të “Trafikim i substancave narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”.
Pasuritë e konfiskuara përfshijnë 8 apartamente dhe dy llogari bankare me vlerë rreth 260 mijë euro
NJOFTIMI I PLOTË I SPAK
Në vijim të njoftimit për shtyp të datës 24.07.2023, bazuar në ligjin Nr.10192 datë 03.12.2009, i ndryshuar, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin pasuror nr.6, të vitit 2023, në ngarkim të shtetasit Veip Ormënaj dhe familjarëve të tij.
Ky procedim pasuror është regjistruar mbi bazën e akteve të administruara në kuadër të referimit pasuror nr. 2769, datë 22.02.2023, përcjellë nga Autoritetet Belge të Drejtësisë, nga të cilat rezulton se shtetasi Veip Ormënaj është dënuar nga autoritetet gjyqësore të Belgjikës me vendimin penal. Nr. 2012/CO/277, për veprat penale të “Trafikim i substancave narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, parashikuar nga legjislacioni penal i Mbretërisë së Belgjikës.
Pas kryerjes së hetimeve pasurore rezultoi se, shtetasi Veip Ormënaj zotëronte pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të cilat nuk justifikohen me burime të ligjshme të ardhurash dhe të cilat dyshohen se janë produkt i veprimtarisë së tij kriminale.
Në vijim Prokuroria e Posaçme, paraqiti para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për konfiskimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasit Veip Ormënaj dhe familjarëve të tij.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.25, datë 20.06.2024, ka vendosur konfiskimin e pasurive, si më poshtë:
- Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 220.80m2;
- Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 216.50m2;
- Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 47.50m2;
- Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 44.30m2;
- Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 48 m2;
- Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 58.70 m2;
- Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 46.30m2;
- Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 93.m2;
- Depozitë bankare në shumën prej 190.013.78 Euro;
- Depozitë bankare në shumën prej 68. 987.00 Euro.
- Pasuritë e paluajtshme të konfiskuara ndodhen në Orikum, Vlorë.
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit