Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestrot ndaj Jamarbër Malltezit
Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit për kthimin e celularit të sekuestruar në kuadër të hetimeve për aferën e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’.
Përmes avokatëve, Jamarbër Malltezi kishte kërkuar kthimin e telefonit dhe kompjuterave si dhe disa materialeve të tjera shkresore, të sekuestruara me urdhër të SPAK. Në 16 nëntor GJKKO e rrëzoi kërkesën e tij për kthimin e sendeve të sekuestruara.
Që prej 21 nëntorit, Jamarbër Malltezi ndodhet në arrest shtëpie.
Malltezi u arrestua në Rinas në 20 tetor, nën akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave në dosjen e ish-kompleksit “Partizani”. Ai u mbajt në paraburgim derisa u vendos masa për ndryshimin e masës së tij të sigurisë. Po ashtu më 20 tetor gjykata vendosi masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 16 pasuri të paluajtshme të Malltezit, 6 llogari bankare me vlerë 250 mijë euro
Njoftimi:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 22.12.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 134 akti, datë 18.12.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit/personit nën hetim J.M. dhe palës së interesuar subjektit tregtar Studio P., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 449 datë 16.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë “Për vleftësimin si të ligjshëm të sendeve të sekuestruara datë 23.10.2023 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përcjellë Studios P. me shkresën me nr. 14135/1 datë 26.10.2023”.
Ankim ndaj vendimit “Për vleftësimin si të ligjshëm të sendeve të sekuestruara, datë 23.10.2023 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për sekuestrimin e aparatit celular në zotërim të z.M. sipas procesverbalit të datës 21.10.2023”, dhe vendosi:
Miratimin e vendimit nr. 449, datë 16.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
LEXONI GJITHASHTU:
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)