Apeli lë në fuqi vendimin me 1 vit burg për deputetin Ervin Salianji

26 Shtator 2024 | 13:42

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin që e dënon me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokraike, Ervin Salianji.

Tashmë vendimi është i formës së prerë dhe është i ekzekutueshëm. Në momentin që prokurori i Apelit të bëjë ekzekutimin e vendimit forcat e rendit duhet të bëjnë shoqërimin e deputetit në qeli.

Ndërkohë që në fuqi është lënë vendimi dhe për gazetarin Jetmir Olldashi i cili është dënuar me shërbim prove.

Ervin Salianji u shpall fajtor nga gjykata e shkallës së parë në vitin 2019 me akuzën e “Kallëzimit të rremë”.

Dënimi i tij lidhet me çështjen e njohur si “Babale”, një rast që përfshinte akuza për inskenimin e një videoje të pretenduar ku një person fliste në emër të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duke aluduar për përfshirjen e tij në aktivitete të paligjshme.

Në këtë rast, Ervin Salianji u akuzua për “kallëzim të rremë”, me pretendimin se videoja dhe akuzat që ai dhe të tjerë ngritën publikisht ishin të fabrikuara për të dëmtuar figurën e Xhafajt dhe për të krijuar një skandal politik. Gjykata vendosi se provat nuk ishin të mjaftueshme për të mbështetur pretendimet e tij se nuk ishte i përfshirë në këtë ngjarje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026