Aplikacioni, italianët mund të gjurmojnë të infektuarit me COVID-19

14 Qershor 2020 | 16:14

Një aplikacion i veçantë është bërë pjesë e jetës së përditshme të qytetarëve italiane, teksa edhe bashkëjetesa me COVID-19 është kthyer tashmë në normalitet. Është një aplikacion që ka ngjallur debat ku pavarësisht sigurisë së dhënë nga qeveria në javën e parë të provës, ka pasur shumë pikëpyetje.

Në momentin që aktivizohet “Bluetooth”, aplikacioni imunitetit lejon që telefoni celular të komunikojë përmes kodeve të shkëmbyera ndërmjet tyre për një periudhë prej 15 minutash kur njerëzit janë afër. Të dhënat personale nuk do të merren. Gjurmimi i një pacienti pozitiv sigurisht për ata që përdorin aplikacionin do të jetë shumë më e lehtë.

Nëse rezultati është pozitiv, do të kontaktoheni nga autoritetet shëndetësore të cilët do t’ju pyesin nëse keni instaluar aplikacionin imunitar. Nëse po, atëherë operatori do t’ju kërkojë të siguroni një kod specifik të gjeneruar nga aplikacioni dhe pasi kodi  futet në sistem do të gjenerojë kode të tjera që do të lidhen me të gjitha pajisjet mobile që kanë qenë në kontakt me telefonin tuaj. Një njoftim do t’u dërgohet të gjithë këtyre personave, duke i kërkuar përdoruesve të kontaktojë me autoritetet shëndetësore për hapat e mëtejshëm.

Por, të qenit miqësor nuk do të thotë që të gjithë janë të gatshëm për këtë aplikacion. “Ndërsa po shkarkoja aplikacionin, po pyesja veten nëse do të doja të ndaja informacione private dhe a do ta kisha telefonin me vete në çdo kohë, në mënyrë që të mund të merrja një njoftim për të më paralajmëruar nëse do të kisha kontakt të ngushtë me një personat e infektuar. E gjithë ideja më streson”, thotë Fabio Faricelli, pwrdorues i aplikacionit.

Përtej çështjes së privatësisë  sipas autoriteteve lokale një nga arsyet kryesore të shqetësimit është fakti se shkarkimi i aplikacionit nuk është i detyrueshëm, as nuk është nevoja që përdoruesit të thonë nëse u  testuan pozitivisht me virusin”.

Është shumë herët për të bërë një vlerësim të plotë duke pasur parasysh numrin e vogël të rasteve të reja. Teksa ne jemi akoma në fazën përfundimtare, këshilltarja e shëndetësisë në rajonin Abruzzo ka një tjetër këndvështrim

“Aplikacioni është prezantuar në një kohë kur njerëzit duhet të jenë në kontakt me njëri-tjetrin, ata kanë dëshirë të shoqërohen dhe të mos shqetësohen për idenë e infektimit. aplikacioni shihet si pengesë për këtë, kështu që njerëzve u mungon motivimi për ta shkarkuar”, shprehet Nicoletta Veri.

Vullneti i mirë i njerëzve është thelbësor për suksesin e aplikacionit. T’i përmbahesh rregullave të distancës sociale ka kërkuar të njëjtën përpjekje, megjithëse në këtë rast nuk është e imponuar me ligj. Të paktën 60% e popullatës duhet ta shkarkojë  që aplikacioni të jetë efektiv. Qeveria thotë se është çmimi që njerëzit duhet të paguajnë për t’iu rikthyer normalitetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026