Aplikacioni Tinder do ndalojë së funksionuari në Rusi
Pronari i aplikacioneve të takimeve Tinder dhe Hinge ka njoftuar se do të ndalojë së funksionuari në Rusi, tani që ka kaluar më shumë se një vit pasi shpërtheu lufta në Ukrainë.
Match Group tha se markat e saj po ndërmerrnin hapa për të “kufizuar aksesin” në shërbime dhe do të tërhiqen plotësisht nga tregu rus deri më 30 qershor.
Njoftimi vjen pasi shumë kompani globale ndërprenë lidhjet me Rusinë pas pushtimit në shkurt 2022.
Kompania amerikane e bëri njoftimin në raportin e saj vjetor të martën, duke shtuar se ishte “e angazhuar për të mbrojtur të drejtat e njeriut”.
Në javët e para pas pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin, shumë firma kryesisht perëndimore njoftuan se do të pezullonin aktivitetet në Rusi ose do të tërhiqeshin krejtësisht nga vendi.
Match Group, markat e të cilit përfshijnë faqe të tjera takimesh si Plenty of Fish, ka bërë pak deklarata publike në lidhje me operacionet e saj ruse. Kompania, e cila punëson më shumë se 2,700 staf në mbarë botën, megjithatë ka shënuar ndikime negative në biznesin e saj evropian në mars 2022, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.
Match Group pretendon se Tinder është “aplikacioni më i popullarizuar në botë për të takuar njerëz të rinj”.
LEXONI GJITHASHTU:
Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij