AQSHF dhe Universiteti Politeknik i Tiranës nisin digjitalizimin e arkivave filmike

29 Shtator 2025 | 17:31

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit (AQSHF) dhe Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT) kanë nisur një projekt të përbashkët me qëllim ruajtjen dhe shpëtimin e materialeve filmike dhe fotografike shqiptare, të rrezikuara nga degradimi dhe kushtet jo të përshtatshme teknike.

Ky bashkëpunim synon ndërhyrjen emergjente për arkivimin, konservimin dhe digjitalizimin e mijëra filmave në formatet 35mm dhe 16mm, si dhe qindra mijëra fotografive historike që kanë qenë të ruajtura jashtë standarteve të duhura dhe rrezikojnë të humbasin.

Akli Fundo, Rektor i Universitetit Politeknik të Tiranës, theksoi rëndësinë e këtij projekti për ruajtjen e historikut të laboratorit të filmit të universitetit.

“Universiteti Politeknik ka pasur një laborator filmi që pasqyronte aktivitetet tona. Ky arkiv na është dorëzuar dhe falënderojmë Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit për digjitalizimin dhe ruajtjen e tij në kushte të specializuara.”

Ndërkaq, Eljan Tanini, Drejtor i AQSHF-së, nënvizoi vlerën e kësaj nisme jo vetëm për ruajtjen e trashëgimisë filmike, por edhe për pasurimin e fondit arkivor kombëtar.

“Kjo është një marrëveshje me shumë vlerë, që përveçse përmirëson gjendjen tonë arkivore, do t’i shërbejë edhe shoqërisë shqiptare. Materialet do të digjitalizohen, pastruar dhe do të jenë në shërbim të Universitetit Politeknik. Ky bashkëpunim do të vijojë edhe me arkiva të tjera.”

Materialet që do të trajtohen përfshijnë dokumentime të rëndësishme të jetës sociale, kulturore dhe shkencore shqiptare, të cilat kanë qenë të ruajtura për dekada jashtë standarteve, duke rrezikuar të humbasin.

Ky projekt shënon një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes së kujtesës vizuale kombëtare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë vijon të mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në Shqipëri, duke tërhequr mijëra vizitorë...
19:45 | 09/07/2026

Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze

Kjo është shtëpia ku ka lindur Faik Bej Konica, në fshatin Konicë të Greqisë, e cila sot është tërësisht e dëmtuar, e lënë në harresë...
20:06 | 08/07/2026

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Filmi i ri “The Odyssey” ka shfaqur ditën e hënë premierën botërore në Londër, duke sjellë në ekranin e madh historinë e famshme të heroit...
13:26 | 08/07/2026