Arabia Saudite në mbështetje të palestinezëve, negociatat e “fshehta” me Amerikanët
Sundimtari de fakto i Arabisë Saudite – Princi i Kurorës Mohammed Bin Salman – ka zhvilluar këtë të martë një bisedë telefonike me presidentin palestinez Mahmud Abbas.
Bin Salman tha se vendi i tij do të vazhdojë “të qëndrojë në krah të popullit palestinez për të arritur të drejtat e tij legjitime për një jetë të denjë, për të arritur shpresat dhe aspiratat e tyre dhe për të arritur paqen e drejtë dhe të qëndrueshme”, njoftoi agjencia zyrtare e shtypit në Arabinë Saudite
Princi i Kurorës i tha gjithashtu Abbasit se po punonte me të gjitha palët ndërkombëtare dhe rajonale për të parandaluar “një zgjerim” të konfliktit.
Vlen të kujtohet se Abbas dhe Hamasi, i cili kontrollon Rripin e Gazës, janë rivalë politikë. Abbas kryeson lëvizjen Fatah, e cila kontrollon Bregun Perëndimor. Ai është gjithashtu kreu i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO).
BBC shkruan se mbështetja e Arabisë Saudite për palestinezët është e rëndësishme, pasi vjen në sfondin e negociatave trepalëshe që po vazhdojnë midis Izraelit, Arabisë Saudite dhe SHBA-së për normalizimin e marrëdhënieve midis Riadit dhe Tel Avivit.
Analistët thonë se konflikti në rritje i ka dhënë një goditje të rëndë bisedimeve të normalizimit.
Në një deklaratë të lëshuar të shtunën pas sulmit të Hamasit, Arabia Saudite e konsideroi Izraelin përgjegjës për përshkallëzimin.
LEXONI GJITHASHTU:
Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani