“Raketat janë prodhim serb”, analisti: Si Vuçiç e ndihmoi Hamasin kundër Izraelit
Analisti Avenir Peka tha në një intervistë për Euronews Albania se ka disa elementë që lidhin sulmin terrorist të 24 shtatorit në Kosovë dhe të 8 tetorit në Izrael.
Ai tregoi se lideri i sulmit terrorist në Izrael është një palestinez që është dhe shtetas serb dhe njihet si mik i presidentit Vuçiç.
“Me shumë gjasa raketat e përdorura nga Hamasi janë raketa të shitura nga Serbia, se si kanë arritur deri aty unë nuk e di, por janë prodhim serb dhe më kryesorja vetëm në gushtin e këtij viti, zv. ministri i Jashtëm serb ka urdhëruar në Teheran dhe ka bërë një marrëveshje prej 400 milionë dollarësh për blerjen e 20 mijë dronëve vetëvrasës, ato dronët e vegjël nga 1 metër-1 metër e gjysmë,” – u shpreh Peka.
Analisti shtoi se Serbia është një ishull i rrethuar nga NATO dhe sigurisht që këto dronë nuk mund t’i përdorë kundër NATO-s dhe këto dronë nuk janë për asgjë tjetër veçse për t’u përdorur kundër Kosovës nëse ndonjëherë do të duhet.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)