“Hungaria mbështet Serbinë”- Daçiç: Orban më siguroi që s’do ketë sanksione

10 Tetor 2023 | 14:12

Ministri i jashtëm serb deklaron se BE nuk do të vendos sanksione ndaj Serbisë, pasi Hungaria do të votojë kundër tyre. Ai thotë se ka marrë garanci nga ministri i Jashtëm hungarez për votën kundër.

Serbia shpreson se nuk do të përballet me sanksione nga Bashkimi Europian për sulmin në Banjskë të Kosovës. Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç thotë se ka marrë siguri se Hungaria, si vend anëtar i BE se nuk do të lejojë shtetet e tjera që të hedhin hapa konkretë në këtë drejtim.

Në një intervistë për median serbe, Daçiç shprehet se ka komunikuar me homologun e tij hungarez, i cili i ka përcjellë një mesazh të qartë nga kryeministri Viktor Orban.

“Ministri i Jashtëm Peter Szijarto më tha që i dërgoja një mesazh presidentit Aleksandër Vuçiç, se Hungaria nuk do të lejojë që kjo të ndodh. Kjo është një arritje e madhe për Serbinë, sepse vendimet e BE merren me konsensus të vendeve anëtare”, tha Daçiç.

Daçiç ka deklaruar se ka marrë informacione nga ministri hungarez, se ditët e fundit ka shumë presione mes vendeve të Bashkimit Europian për të vendosur sanksione ndaj Serbisë.

BE ka dënuar sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, ku mbeti i vrarë në polic i Kosovës. Ndërsa qeveria në Prishtinë ka vendosur kushte për vijimin e dialogut. Presidentja Osmani është shprehur se pa vendosjen e sanksioneve, nuk ka arsye për bisedime.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026